Thaçi përkujton Srebrenicën: Forcat serbe kryen gjenocid

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Twitter ka përkujtuar viktimat dhe gjenocidin që forcat ushtarake serbe e kryen 25 vjet më parë në Srebrenicë.

Thaçi shkroi se tetë mijë civilë të pafajshëm u vranë brutalisht nga forcat serbe, në tentim për t’i asgjësuar boshnjakët dhe Bosnjën.

“25 vjet më parë forcat serbe kryen gjenocid në Srebrenicë. Tetë mijë civilë të pafajshëm u vranë brutalisht nga forcat serbe, në tentim për t’i asgjësuar boshnjakët dhe Bosnjën”, shkroi presidenti Thaçi.

Thaçi tha se kurrë nuk do të harrohen viktimat e këtij gjenocidi, por as ata që e shkaktuan