Tetë të lënduar nga aksidenti në Poklek të Drenasit

​Një aksident trafiku në mes dy veturash ka ndodhur sot në fshatin Poklek të Drenaist, ku si pasojë e tij janë lënduar tetë persona.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve , ku janë lënduar tetë persona. Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë që njësitë e trafikut janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Ahmeti.