Testi i maturës, rezultate më të ulta se vitin e kaluar

Dalin rezultatet e testit të Maturës, një klasë përsërit testin kurse 270 nxënës largohen nga testi

Mbi 27 mijë nxënës i janë nënshtruat testit të maturës këtë vit.

E rreth 17 mijë e gjysmë prej tyre kanë arritur të kalojnë këtë test.

Përqindja e kalueshmërisë del të jetë 66.64% e cila është më e ulët se vitin e kaluar (73.26%)

Kjo përqindje, sipas ministrit të Arsimit Shyqyri Bytyqi po del të jetë për shkak të monitorimit të mirë që u bë këtë vit.

“Është një lajm i mire se këtë vit kemi nje test te maturës qe ka qen me i suksesshmi ne monitorim, kjo eshte arsyeja qe na ben te jemi me mire , se periudha qe ka pas investime për testin e maturës, kete vit kemi edhe rez me te ulta me vitet e kaluara’’

Ani pse shumica e nxënësve në Kosovë vazhdojnë studimet në drejtimin e Ekonomisë, në rezultate u pa se përqindja për këtë lëndë ishte më e ulëta me rezultat 34.88 %.

Gjithashtu këtë vit nxënësit shihet të kenë më shumë njohuri ne Gjuhën Angleze.

Ani pse Ministri po konsideron se procesi i monitorimit për vitin 2019 ishte në rregull, parregullsitë nuk munguan. Edhe këtë vit nxënësit kopjuan lirshëm përmes rrjeteve sociale.

Por ish drejtori i Arsimit mendon se ky test duhet të përsëritet nga fillimi, pasi që rezultatet nuk janë aspak reale.

‘’Nëse gjendjen pa rregullesi dmth pa rregullesi ka pasë të mëdha thjeshtë do tëduhej të anulohej krejtë procesi i testimit sepse dikush e ka kalu pa merite, nëse jon identifiku 20 fmije ne kete proces ka edhe ata qe sjane identifiku por i kane perdore këto mjete.

Masa u morën edhe ndaj administruesve.

Pesë prej tyre të cilët nuk e kanë kryer detyrën si duhet janë dënuar me mos ushtrim te përhershëm dhe me kundërvajtje prej 300 euro.

Kurse tri të tjerë janë dënuar vetëm me mos ushtrim të përhershëm.