Tesla humb 702 milionë dollarë

Tesla ka humbur 702 milionë dollarë vetëm në çerekun e parë të 2019-ës, ka treguar vetë kjo kompani.

Pavarësisht nga shpallja e fitimeve për herë të parë në historinë e tyre në fund të vitit të kaluar, kompania automobilistike ka raportuar se gjatë këtij viti ka pasur humbje të mëdha.

Wall Street kishe parashikuar një humbje gjigante për këtë kompani, por shifrat e deklaruara nga ta, tejkalojnë parashikimet.

Në një postim zyrtar, Teska ka raportuar se edhe fitimet kanë rënë për rreth 37 përqind, krahasua me tre mujorin e kaluar, kjo kompani ka gjeneruar 4.5 miliardë dollarë gjatë këtij tre mujori, që është një rënie nga 7.2 miliardë dollarë sa ishte në çerekun e kaluar.