Tesla e kënaqur me shitjet në vitin 2020

Tesla Inc ka raportuar se shitja e veturave në vitin 2020 ka qenë më e mirë se që është pritur, duke marrë shtytje nga rritja e përdorimit të veturave elektrike. 

Mirëpo, kompania e veturave elektrike ka dështuar për shumë pak të arrijë synimin që kishte vendosur shefi ekzekutiv Elon Musk në fillim të vitit, raporton Reuters.

Kompania ka shitur 499.550 vetura gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të Refinitiv, por ishte 450 njësi larg arritjes së shënjestrës së Muskut.

Musk vetë ka thënë se është krenar me këtë arritje.

“Në fillim të Teslas, kam menduar se kemi 10 për qind gjasa të mbijetojmë”, ka shkruar Musk në T]itter.

Aksionet e Teslas janë rritur për 700 për qind vitin e kaluar.

Tesla në fillim të vitit ka thënë se do të kalojë me komoditet shënjestrën prej “500 njësive të shitura” brenda vitit, shënjestër që nuk u ndryshua përkundër pandemisë. Mirëpo, nuk e arriti këtë, ndonëse ishte shumë afër.