BIK

Tërnava: Disa imamë kanë tejkaluar kompetencat e tyre

Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava është i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës ka pranuar se disa imamë në vend kanë “tejkaluar kompetencat e tyre’.

Por ai ka arsyetuar ata.

“Duke tentu me thënë shumë ka thënë atë që nuk qëndron’, tha Tërnava në Pressing në T7.

Sipas tij, numri i këtyre imamëve është i vogël.

“Ky numër është i paktë dhe nuk kanë nxit për të shkuar në Siri”, shpjegoi ai.