Tërmet i fortë lëkund Turqinë

Një tërmet me magnitudë 5.1 ka goditur Turqinë Lindore sot rreth orës 14:40, transmeton Sinjali.

Sipas të dhënave, thellësia fokale e tërmetit ishte 5 km.

Epiqendra u raportua 56 kilometra në lindje të Erzurumit dhe 28 kilometra në juglindje të Pasinler.