Tenton t’i vjedhë telefonin instruktores së arteve marciale, e pëson keq (VIDEO)

Një i ri në New Orleans tentoi t’i vidhte telefonin një gruaja në rrugë por e pësoi keq.

Ai u përball me një instruktore të arteve marciale, e cila e përplas në tokë, transmeton oranews.

Hajduti po qëndronte afër derës së palestrës dhe kur instruktorja doli jashtë ia mori telefonin nga dora dhe tentoi të largohej me biçikletë.

Por tentativa e tij dështoi.

I riu përfundon në tokë dhe i kthen telefonin gruas.

https://www.youtube.com/watch?v=7eBqpCUylhE