Tenton ta rrahë babanë, arrestohet gjilanasi

Një rast i dhunës në familje është shënuar mbrëmë në qytetin e Gjilanit.

Një burrë është arrestuar pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar orenditë shtëpiake dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht prindin e tij.

Sipas policisë, i dyshuari është i komunitetit rom. Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar mbajtje.