Sot ne Xhaminë “Hatunije “ në Prishtinë është tentuar të thyhet kasaforta ku mblidhen të hollat për mirembajtje te Xhamisë.

Imami i xhamisë Jahir Beqiri thotë se nuk është hera e parë qe hajnat tentojnë te thyejnë kasafortën.

“ Po nja dy her e kan vjedh kasaforten krejt e qe dy her te tjera pa sukses vetum kan tentue “

Fatmiresisht hoxha kishte qelluar brenda xhamise, por i cili nuk ka arritur të kap kryesin.

Ngjarje te tilla koheve të fundit janë shtuar edhe në xhamite e tjera të Kosoves.