Tentim vrasje në Dujakë të Gjakovës

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Dujakë të Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjokaj.

Komandanti tha se ky incident ka ndodhur mes fqinjsh.

“Një tentim vrasje ka ndodhur në fshatin Dujakë mes dy fqinjëve, ku njëri është plagosur me armë zjarri”, tha komandanti i Policisë së Gjakovës për KALLXO.com.

Lidhur me të dyshuarin, Krist Gjokaj tha se ai është arrestuar.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.