Vazhdojnë turbullirat

Tensione në Barcelonë pas protestave për dhe kundër pavarësisë së Katalonisë

Mijëra njerëz kanë protestuar për dhe kundër pavarësisë së Katalonisë, dy ditë para përvjetorit të votës së vitit të kaluar që polarizoi rajonin e vlefshëm spanjoll.

Tensionet po vazhdojnë të rriten një vit pas votimit që nga Madridi u cilësua ilegal, por për katalunasit u shndërrua në festë.

Grupet pro-pavarësisë kanë qëndruar në tenda gjatë natës së premte për të parandaluar protestat kundër. Autoritetet e Katalonisë thanë se 1000 persona ishin lënduar pasi policia kishte tentuar të ndalonte votimin në qendrat votuese para një viti.

Për disa orë, grupi pro-pavarësi ka brohoritur “As falje as harresë” duke u përballuar me protestat kundër që bënin thirrje si “Spanja me jetë të gjatë”. Fundjava pritet të kalohet me protesta të paralajmëruara për të shënuar votimin për pavarësinë e Katalionsë vitin e kaluar.