Tender për trajtimin e qenëve endacak në këtë komunë të Kosovës

Komuna e Dragashit ka finalizuar kontratën e radhës për këtë muaj.

Këtë herë, bëhet fjalë për një tender jo shumë të zakonshëm.

Komuna e cila udhëhiqet nga Shaban Shabani ka në plan trajtimin e qenëve endacak, shkruan Indeksonline.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Zënja , trajtimi , vaksinimi i kafshëve, kastrimin. Sterelizimi qenëve endacak, lëshimi i qenëve endacak në vendin e nxënies , Eutanazia (kryerja e procesit të eutanazosë, transporti dhe groposja) e qenëve endacak , Hospitalizimi ( 72 orë) i qenëve endacak.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 10.000,00, porse e njëjta është kurorëzuar për shumën prej 7.800,00 euro.

Kontrata në fjalë i është besuar operatorit ekonomik FIDAN KRASNIQI BI SH.P.K.

loading…