Temperatura deri 33 gradë, pasdite shi dhe stuhi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot kryesisht me diell dhe vapë do të mbajë gjatë pjesës më të madhe të së dielës.

Sipas IHMK-së, pasdite do të ketë vranësira të pakta, por me mundësi të zhvillimit të tyre dhe riga të izoluara shiu në formë stuhie.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.