Telekom Sllovenia zyrtarizon fillimin e shitjes së IPKO-s, kompania po punon me humbje

Telekom Sllovenia, si pronari kryesor i kompanisë telefonike IPKO, ka filluar procedurat për shitjen e kompanisë kosovare.

Siç raporton gazeta më e madhe sllovene, Delo, Telekom Sllovenia shitjen e IPKO-s e ka paraparë në strategjinë financiare 2019-2023, transmeton Ballkani.info.

Gazeta Delo tutje shkruan se Telekom Sllovenia tashmë ka filluar aktivitetet për ta bërë të ditur nisjen e shitjes.

Sipas raportimit, IPKO varet financiarisht nga Telekom Sllovenia.

Ata e shesin kompaninë e Kosovës në përputhje me strategjinë për periudhën 2019-2023, e cila gjithashtu parashikon mundësinë e konsolidimit të mëtejshëm nëpërmjet zgjerimit ose disinvestimit në tregjet ku operon Grupi Telekom Sllovenia, thuhet tutje në tekstin e gazetës sllovene.

Delo shkruan se IPKO vitin e kaluar, gjeneroi 71.3 milionë euro në të ardhura nga shitjet, e cila është pothuajse e njëjtë me atë të ofruar. Megjithë pjesën e rëndësishme të tregut të kësaj kompanie në Kosovë, ajo kurrë nuk ka arritur të vendosë operacione të qëndrueshme fitimprurëse. Humbja e vitit të kaluar arriti në gjysmë milioni euro.

Gjatë pesë viteve të fundit, kompania ka akumuluar një humbje prej 12 milionë euro./Ballkani.info/

loading…