Telefonata/ SHBA dhe Turqia bashkojnë forcat kundër Koronavirusit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij amerikan Donald Trump. kanë rënë dakort për një bashkëpunim mes dy vendeve për të luftuar koronavirusin.

Lajmin e jep vetë presidenca turke përmes një njoftimi në Twitter.

“Në linjën e shpirtit të solidaritetit si dy aleatë të NATO-s, dy liderët ranë dakord të vazhdonin bashkëpunimin e ngushtë kundër kërëcnimit që Koronavirusi i bën shëndetit publik dhe ekonomike tona”, thuhet në njoftimin e presidencës në Ankara.

Gjithashtu u diskutua dhe për çështje të tjera gjeo-strategjike, por asnjë prej palëve nuk ka dhënë informacione të detajuara.