Një person është përballur me të shtëna me armë zjarri sot rreth orës 11:00 në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë.
Rastin për “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Hoxha ka bërë të ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar nga ngjarja.
“Ju njoftojmë se me 8.11.2020 në ora 10:48 rr.Arbnor e Astrit Dehari, në Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri në drejtim të viktimës m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rast.”, ka thënë ai .







