Të shtëna me armë në Chicago, vriten tre persona dhe plagosen disa të tjerë

Një person i armatosur i ka vrarë të paktën tre persona dhe i ka plagosur disa të tjerë në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I dyshuari, i identifikuar si 32 vjeçari Jason Nightengale, hyri brenda një garazhe parkimi dhe qëlloi një 30 vjeçar i cili ishte i ulur në automjetin e tij, i cili më pas vdiq nga plagët e marra.

Pak çaste më vonë, i armatosuri ka hyrë brenda një ndërtese dhe e ka qëlluar një roje të sigurisë.

I njëjti ka hyrë brenda një dyqani dhe aty e ka qëlluar në kokë një 20 vjeçar.

Raportohet se persona të tjerë janë në gjendje kritike si pasojë e të shtënave me armë zjarri.