Të rinjtë kosovarë e çojnë në këmbë Malin e Zi, brohorasin “UÇK”, policia i arreston 5 prej tyre (VIDEO)

Pesë të rinj nga Podujeva, të cilët kanë brohoritur “UÇK, UÇK” në plazhin e Ulqinit, u është shqiptuar dënimi me ndalim të hyrjes në Mal të Zi në gjashtë muajt e ardhshëm dhe ata sot janë përzënë nga Mali i Zi.

Ata gjyqtari i ka dënuar më herët më 300 euro, pasi që mbrëmë në plazhin e vogël të Ulqinit e “kanë prishur rendin publik dhe qetësinë”, pasi që siç thuhet ishin të dehur, shkruan Vijesti, transmeton Ballkani.info.

Në anën tjetër, Mondo.me thekson se rreth 100 kosovarë të rinj të ndarë në dy grupe kanë brohoritur mbrëmë në plazhin e vogël të Ulqinit “UÇK, UÇK”.

“Ata kanë kënduar edhe këngë nacionaliste, si dhe kanë ndezu flakadanë, derisa një pjesë e kalimtarëve i kanë përshendetur ata”, shkruan Mondo. /Ballkani.info/

loading…