Të gjithë në lot – Telefonata që ‘mërziti’ studion e “Për’puthen”

Emisioni “Përputhen” është karakterizuar sonte me shumë lot, kjo pasi Astriti mori një lajm jo të mirë para fillimit të programit.

Atij i është bërë me dije se gjendja shëndetësore e babait të tij është jo e mirë.

“Nuk më tregojnë sepse jam këtu në Tiranë që të mos më mërzisin.”- tha Astriti, i cili nuk i mbajti dot lotët.

Rrushja ishte ajo e cila iu gjend afër për ta mbështetur ndërsa ai vendosi që të qëndrojë në program për të ndjekur pjesën e fundit të takimit me Rrushen por më pas do të largohej.

Situata e tij preku moderatoren edhe të gjithë konkurrentët e tjerë të cilët u përlotën në studio.

“Ta mbarojmë edhe këtë pjesë edhe pastaj duhet të vazhdoje. Babain e kam pjesën më të rëndësishme të jetës time.”- tha në fund ai.

Ndryshe, ai tashmë është deklaruar për vajzën nga Kosova dhe njohja e tyre është duke vazhduar.

Në anën tjetër, kjo e fundit ka thënë se nuk është gati dhe ende ka dyshimet e saj për vërtetësinë e fjalëve të tij./SHQIP.com