Të gjithë e dinë nga Maqedoni, por Adelina zbulon origjinën e bashkëshortit të saj
Adelina Tahiri ka qenë këngëtarja më e komentuar gjatë këtij viti pas martesës me Serjoza Markov.
Çifti ishin në qendër të vëmendjes së mediave e rrjeteve sociale çdo ditë e sidomos për faktin se Serjoza është maqedonas, Adelina u kritikua shumë.
Këngëtarja do të jetë e ftuar të shtunën në “Xing me Ermalin” ku gjatë intervistës ajo tregon se Serjoza është me origjinë korçare.
E në këtë moment Ermali e pyet me humor nëse ai di të bëjë lakror. Gjatë intervistës Adelina flet edhe për shtatzëninë, si e priti familja, zbulon më shumë për raportin e saj me bashkëshortin e të gjitha këto na mbetet t’i ndjekim të shtunën në “Xing me Ermalin”.