Eurovision
Të famshmit e huaj po e mbështesin këngëtarin shqiptarë që garon për ta përfaqësuar Shqipërnë në Eurovision
Disa ditë më parë është publikuar lista e 22 këngëtarëve që këtë vit garojnë në Festivalin e Këngës në RTSH, ku fituesi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.
Në mesin e tyre është edhe një këngëtar shqiptar por që jeton në Amerikë.
Këngëtari nga Prizreni, Durim Morina i cili njihet me emrin e artit si Mirud, po krijon karrierë në SHBA dhe do të udhtoj mijëra kilometra për të ardhur në Tiranë gjatë muajit dhjetor kur edhe do të mbahet edicioni i 57-të i “Festivalit të Këngës” në RTSH, shkruan Magazina.al
Morina nga Amerika do të vij në Shqipërinë, bashkë me një mbështetje të fuqishme që po merr nga këngëtarë, producentë e kompani muzikore atje.
Menjëherë pasi Mirud, ka bërë publike se do të jetë në garë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, atij i kanë ardhur mesazhe mbështetëse nga këngëtare si Leona Leëiz, Ana Gabriel, Maite Perroni B, Dulce Maria por edhe nga kompanitë e famshme muzikore si Sony Music e Broadcast Music.
Mirud do të garojë me këngën “Nënë” , tekstin e të cilës e ka shkruar vet, kurse kompozimin e ka bërë këngëtarja Elhaida Dani./Magazina.al/