Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten do t’i adresohet Kuvendit.
Nëpërmjet një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës kanë bërë të ditur se Osmani, të enjten në orën 9:30, do t’i drejtohet Kuvendit.
“Neni 84, paragrafi 30 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se presidenti i Republikës së Kosovës, së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij. Rrjedhimisht, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe praktikave të deritanishme, ju njoftoj që si presidente e vendit, jam e gatshme t’i drejtohem Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë muajit dhjetor, në një datë të përshtatshme për të cilën dakordohemi paraprakisht”, thuhet në letrën e kabinetit të Osmanit drejtuar Kuvendit.
Njoftimi i plotë i Kuvendit të Kosovës:
Të enjten, më 15 dhjetor, presidentja Vjosa Osmani i adresohet Kuvendit
Konform Kushtetutës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten, më 15 dhjetor 2022, në orën 9:30, do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës./Ballkani.info








