Kleoniki Delijorgji

“Të dua zemër”- U përfolën për një lidhje pas klipit me skena të nxehta, ja si reagon Kleoniki Delijorgji kur dëgjon emrin e Alban Ramosajt

Modelja Kleoniki Delijorgji është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin Alban Ramosaj.

Thashethemet nisë pas dedikimeve që i bënin njëri-tjetrit në rrjetet sociale, si edhe fotove intime që publikonin së bashku.

Madje nxorrën edhe një këngë me titullin “Unity”, më 14 shkurt të këtij viti, ku u shfaqën në skena të nxehta.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk reagoi ndaj këtyre thashethemeve, për të pohuar apo mohuar lajmet.

Së fundmi, e ftuar në “Shiko Kush Luan”, Kleoniki Delijorgji u vendos të zgjedhë mes Butrint Imerit dhe Alban Ramosajt, dhe sigurisht ajo zgjodhi këtë të fundit dhe iu drejtua atij me fjalët: “Të dua zemër”, ndërsa i dërgoi edhe një puthje nga ekrani.

Por kur u pyet a është në një lidhje refuzoi të përgjigjej, duke thënë se nuk dëshironte të fliste për jetën private.

Gjatë intervistës ajo u shpreh se i pëlqejnë meshkujt biondë, më të gjatë se ajo, si edhe të zgjuar.

Modelja tha se dëshiron që partneri ta mbulojë si me puthje ashtu edhe me diamante, teksa tregoi si e pëlqen seksi pasionant dhe dashuri me përqafime.

Pjesë nga intervista:

Alban Ramosaj apo Butrint Imeri?

Kleoniki Delijorgji: 100% Alban Ramosaj, të dua zemër ( I dërgon puthje)

Në një lidhje apo single?

Kleoniki Delijorgji: Nuk flas për jetën time private

Biond apo brun

Kleoniki Delijorgji: Biond

Një partner seksi apo i zgjuar?

Kleoniki Delijorgji: I zgjuar

Të të mbulojë me puthje apo me diamante?

Kleoniki Delijorgji: Me të dyja

Më i gjatë apo më i shkurtër se ti

Kleoniki Delijorgji: Më i gjatë, sigurisht

Seks pasionant apo dashuri me përqafime?

Kleoniki Delijorgji: Të dyja

Deklarova se jam e “adoptuar” pasi …

Kleoniki Delijorgji: Ishte një shaka nëse nuk e keni kuptuar ende

Pagesa më e lartë që ke marrë në modeling është …

Kleoniki Delijorgji: Ka shumë zero

Vendi më i cuditshëm ku kam bërë seks është …

Kleoniki Delijorgji: Në krevat

Mashkulli përfekt për mua ka …

Kleoniki Delijorgji: Ka shumë hapësirë për një femër të fuqishme si unë

Nëse mashkulli ideal po më i sheh i them ..

Kleoniki Delijorgji: Po të pres, ndoshta (qesh).ImageImage