Te Bayerni janë penduar për shkarkimin e Ancelottit

Karl Heinz Rummenigge ka shprehur keqardhje për shkarkimin e Carlo Ancelottit nga Bayern Munich në vitin 2017.

Në fund të shtatorit të vitit 2017, Bayern Munich vendosi të shkarkonte Ancelottin, dhe gjithçka u përshpejtua pas humbjes 3-0 nga PSG në Ligën e Kampionëve.

“Performanca e ekipit tonë që nga fillimi i sezonit nuk përmbushi pritjet. Loja në Paris tregoi qartë se duhet të marrim vendime. Unë dhe Hasan Salihamidzic kemi biseduar me Ancelottin dhe e informuam për vendimin tonë”, kishte deklaruar atë kohë Rummenigge.

Sidoqoftë, dy vite më vonë, Rummenigge e pranon se pendohet për atë vendim.

“Carlo ka një karakter të shkëlqyeshëm dhe është një trajner i shkëlqyeshëm, por në sezonin e dytë rezultatet nuk ishin ato që prisnim”.

“Ai është një person tepër i qetë edhe në momentet më të vështira. Ne duhet të kishim pritur pak më shumë para se ta shkarkonim”.

“Duke ia njoftuar vendimin, ai dëshmoi se ishte një njeri i shkëlqyeshëm”.

loading…