Reperja Tayna po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Si ai”.
Kënga që shpejt morri epitetin e të qenit hit, ka tejkaluar kufijt shqipfolës duke u bërë pjesë e listave ‘trending’ në plot vende të botës.
Aktualisht e njëjta është rënditur e 14-ta në listën e Shazam-it në të gjithë botën.
Lajmin e ka ndarë vet Tayna përmes një storie në Instagram, duke shtuar edhe një thumb për kolegët e saj.








