Për këngëtaret Tayna sot është një ditë e veçantë pasi babai i saj feston ditëlindjen.
Një urim për ditëlindje nuk ka munguar natyrisht as nga Tayna.
Teksa ka publikuar një fotografi në Instastryon e saj reperja e ka prezantuar me ndjekësit babain e saj , e duke e quajtur mashkullin më të rëndësishëm në jetën e saj.
“Gëzuar ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm në botë për mua, babit”, ka shkruar Tayna.

Tayna është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në skenën muzikore. Ajo vazhdimisht po sjell projekte të reja muzikore.
Kënga e saj e fundit është në bashkëpunim me Lumi B dhe titullohet “Valle”. Projekti është lansuar mbrëmë. Deri më tani është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka grumbulluar me mijëra klikime./Paparaci.com







