Tayna ndan një imazh tërheqës nga xhirimet e klipit: Unë të josh, të bëj budalla

Tayna shkëputi një fotografi të realizuar gjatë xhirimeve të videoklipit.

Tayna aktualisht po shijon suksesin e këngës së re me titull “Bass”, të cilën ka pak ditë që e ka publikuar.

Rep-artistja këto ditë po qëndron për pushime në bregdetin shqiptar, ndërsa vazhdon të jetë aktive me fotografi në rrjete sociale.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi një foto të ndarë nga xhirimet e videoklipit, teksa nuk mungon një mesazh.

“Un t’josh, t’boj budalla, sa here qe du apet💆🏼‍♀️”, janë fjalët që Tayna ia shtoi asaj fotografie, ku shihet me kostum me ngjyrat gri dhe të zezë.

Kujtojmë se Tayna ka pak ditë që ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Sony Music” në Gjermani.

https://www.instagram.com/p/CCvrOxPgjK2/?utm_source=ig_embed