Del se videoklipi më i ri i Taynas është i kopjuar.

Tayna para pak ditësh ka publikuar me videoklip këngën e re me titullin ‘Pow Pow’.

Reperja vjen sërish e veçantë, si në tekst ashtu edhe në skenat e videoklipit.

Megjithatë, jo gjithçka është origjinale pasi një nga skenat kryesore të videoklipit del se është e kopjuar nga një klip i një artisti tjetër.

Bëhet fjalë për skenën me veturën lejla dhe prapaskenën e verdhë, skenë kjo identike me atë të artistit të famshëm afrikan, Lava Lava në këngën e tij Go Gaga.

Gjithashtu, instrumentali të cilin Tayna e ka zgjedhur për këtë këngë, është shumë i ngjajshëm me instrumentalet që postohen në Youtube për arsye promovimi.