Tayna i kundërpërgjigjet komentueses e cila i tha se ajo mund të ishte gjithçka, pos nusja e dëshiruar e një vjehrre

Reperja e re, Tayna, vazhdon të jetë shumë e përfolur qoftë për jetën profesionale, ashtu edhe atë private.

Fotografitë që ajo publikon në rrjetet sociale, shpesh rrëmbejnë vëmendjen e mediave dhe të fansave të shumtë po ashtu

Një fotografi e publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku rep-artistja shfaqet duke pozuar me bikini, ka bërë që vëmendja të kthehet sërish nga ajo.

View this post on Instagram

Endrra e cdo vjehrre?

A post shared by Tayna (@tayna) on

“Ëndrra e çdo vjehrre”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke iu referuar kështu faktit se do të ishte një nuse çdo grua do ta donte për djalin e saj.

Mirëpo një nga komentueset duket se nuk e ka duruar një përshkrim të tillë, duke iu drejtuar reperes me komentin: “Ti gjithçka mund të jesh ,vetëm nuse jo”.

Duket se edhe Tayna nuk ka mundur të qëndrojë heshtur, teksa ka vendosur t’i kundërpërgjigjet komentueses, duke i shkruar: “Mirë e ke, unë jam dhëndri”.

Ajo përndryshe përmbylli një sezon të suksesshëm veror me koncerte e projekte muzikore të shumta.

loading…