Tayna dhe Ledri publikojnë bashkëpunimin e ri “Hala”

Dy rap-artistët e njohur të estradës, Ledri Vula dhe Tayna, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Hala” titullohet kënga e re e dyshes, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa për tekstin janë kujdesur vet dyshja interpretuese, duke shkruar secili pjesën përkatëse të tij.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, ku ashtu si pothuajse në çdo video muzikore tjetër, Tayna vjen me një paraqitje mjaft atraktive.