Mesfushori

Taulant Xhaka e uron Kosovën për Ushtrinë

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, është shprehur krenar me formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Xhaka ka shkruar në Facebook “Urime Kosovë” dhe ka postuar një foto me shqiponjë, ushtarët e FSK-së dhe emblemën e FSK-së, ku po ashtu shkruan “Kosova Army”.