Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit

100 euro u zbritën e ndryshime në ligj u bënë. Megjithatë nga kjo, zor se do të mund të përfitojnë tatim paguesit e pronës, të paktën derisa të mbyllet afati i pagesave që është 30 prilli.

Kështu po thonë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, pasiqë kalimi në Kuvend i Projektligjit thonë se mund të merr më shumë kohë, raporton Klan Kosova.

“Kemi pas disa raste që nga 120-130 euro fatura ka shkuar në 600 euro, edhe nëse e heq 100 euro nuk ki me ja zgjidh problemin, prandaj ne kemi kërkuar vlerësim real dhe ndarje në nënzona.” tha Jeton Abazaj, Udhëheqës i Kolegjiumit të Financave dhe Buxhetit në AKK.

Ai tregon se nuk kishte konsultim paraprak rreth këtij vendimi dhe se u informuan nga mediat. Derisa potencon se problemi nuk zgjidhet në aspekt afatgjatë sepse përfshin faturat e sivjetme, e as nuk qartësohet se çfarë do të ndërmerret ndaj atyre që i kanë kryer pagesat deri në hyrjen në fuqi të ligjit.

E qytetarët megjithëse e mirëpresin vendimin, thonë se kjo do të duhej të rregullohej në aspekt afatgjatë.