Talebanët shijojnë fitnesin e lojërat e fëmijëve pasi morën Kabulin VIDEO

Disa video që shfaqin talebanët brenda palestrës në Pallatin presidencial në Kabul kanë pushtuar rrjetin social Twitter, pak ditë pasi talebanët morën Afganistanin nën kontroll.

Në video ata shihen duke ushtruar e duke qeshur me njëri-tjetrin.

Edhe video të tjera, në të cilat shihen se talebanët po argëtohen pas largimit të qeveritarëve afganë, po ashtu po qarkullojnë në Twitter.