Night Ride Prishtina

“Ta ndriçojmë Prishtinën me biçikleta” (VIDEO)

“Night Ride Prishtina”, ka filluar të marrë vëmendjen e qytetarëve duke sjellë imazhe të bukura të cilat në vete ngërthejnë mesazhe vetëdijësuese.

Organizatorja “Night Ride Prishtina” e Egnesa Vitia, për Ballkani.info ka treguar mbi iden dhe synimet e këtij aktiviteti:

“Duke e pa Prishtinën e ngulfatur nga veturat dhe tymi, kemi vendosur që të promovojmë më tepër biçikletën, meqë e përdori çdo ditë.  Andaj, ideja ka ardhë krejt spontanisht, duke i përcjell edhe aktivitetet e çiklistëve në qytete të tjera të botës, mendova që ta formoje “Night Ride Prishtina”.

Ajo më tej tregon dhe agjendën e “Night Ride Prishtina”, si potencon që nërmjet kësaj të ngritet vetëdijësimi i atyre që ngasin vetura:

“ Ideja është që të organizoj çdo të mërkurë, këtë javë është radha e tretë që do të mbahet në Prishtinë. Ideja është të ngrisim vetëdijësimin tek shoferët gjatë gjithë kohës, meqë të ngasësh biçikletë në një vend si Prishtina, është shumë e rrezikshme, sepse nuk kemi shtigje. Por, të njejtën kohe t`i vetëdijsojmë edhe ciklistët të mos dalin pa sinjalizues gjatë mbramjes. Do të mundohemi që çdo të mërkurë t’i japim një imazh tjetër Prishtinës, duke i ndezur  dritat e biçikletave dhe duke shëtitur me biçikleta rrugëve kryesore të Prishtinës”, ka përfunduar Vitia./Ballkani.info/

 

Fotografia e Night Ride - Prishtina

Fotografia e Night Ride - Prishtina

 

Pamje nga eventi: Ta ndriçojmë Prishtinën me biçikleta.🚴‍♀️🚴‍♂️Shihemi, çdo të mërkurë, në orën 20:00, sheshi "Ibrahim Rugova" – Prishtinë🚴‍♀️🚴‍♂️Night Ride – PrishtinaCritical Mass PrishtinaAdventure Trips KosovoBike Friendly Café & Shop powered by Supercyclists

Posted by Night Ride – Prishtina on Wednesday, October 3, 2018