Mbretëresha e trendit të syzeve të errëta nuk është më vetëm një eksperte e stilit.

Falë bashkëpunimit të saj të ri me markën australiane Quay, Jennifer Lopez tani mund të quhet edhe krijuese.

Koleksioni i saj, i cili gjendet në linkun për blerje online të Quay Australia, ka të përfshirë në dizajnim edhe të fejuarin Alex Rodriguez. Duket se çifti ia ka nisur mbarë fejesës!

Linja e Lopez-it përmban 14 stile, duke përfshirë aviatorët, syze me maja e shume të tjera të gatshme për ditët që moti i ngrohtë ka premtuar për ne. Pjesa më e mirë e linjës është çmimi i pabesueshëm që sillet nga 35 dollarë deri në 60 dollarë.