analisti

Syla: Isa Mustafën nuk po e konsulton askush, Kurti po kordinohet vetëm me Osmanin

Analisti Valon Syla ka thënë se Isa Mustafa sot është i përjashtuar, i shkelur dhe i pafuqishëm, teksa nuk e ka thënë asnjë fjalë për aventurën e re të Albin Kurtit me Vjosa Osmanin për letërkëmbimin e Thaçit me NATO-n, gjë që e kishte bërë edhe vetë Mustafa si kryeministër.

Ai ka thënë se Kurti me as që po e honeps Mustafën, por po bën veprime politike duke u konsultuar vetëm me Vjosa Osmanin, duke e anashkaluar tërësisht edhe Avdullah Hotin si zëvendëskryeministër të parë. “Sa i përjashtuar, i shkelur dhe i pafuqi do të duhej të ndjehej Isa Mustafa sot, teksa ende nuk e ka thënë asnjë fjalë, kur e sheh këtë aventurën e re të Albin Kurtit me Vjosa Osmanin për një letërkëmbim që shpreh vetëm vullnet politik, gjë të cilin e kishte bërë edhe vetë ai si kryeministër. Athua si po ndjehet ai tash kur partneri i tij i koalicionit, të cilin e ka bërë edhe kryeministër, më as që po e konsulton, as që po e honeps, por po bën veprime politike duke u konsultuar vetëm me Vjosa Osmanin dhe anashkaluar tërësisht edhe zëvendëskryeministrin e parë që vjen nga LDK-ja. Mos qofsha në lëkurën e Isa Mustafës”, ka shkruar Syla.