Sveçla takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpunim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në takim njoftues  komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Franco Federici.

Ministri  Sveçla falënderoi Federicin për bashkëpunimin dhe mbështetjen që KFOR-i i ka ofruar vazhdimisht Kosovës dhe theksoi rëndësinë që KFOR-i ka në sigurinë e vendit.

“Ai gjithashtu njoftoi Gjeneral Majorin, Franco Federici lidhur me prioritet e ministrisë së Punëve të Brendëshme si luftimin dhe parandaminin e krimit dhe korrupsionit, rritja e integritetit institucional si dhe rritjën e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet nga kjo ministri.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit theksuan se mbështetja e ndërsjellë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë e mirë dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëveprim të vazhdojë edhe më tej.