Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë qëndruar të mërkurën në veri.

Më herët ata u fotografuan në një kafene atje, ku të pranishëm, shihen edhe zyrtarë policorë me armë të gjata.

Ndërkohë, me t’u larguar nga kafeneja, një person i është drejtuar Sveçlës me fjalët:

“Ministër ditën e mirë se na rrina ktu”.