Sveçla dhe Mehmeti kthehen bashkë në Komision pasi e lëshuan mbledhjen, mungon Berisha

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti janë kthyer për të raportuar së bashku në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ata e kishin lëshuar këtë mbledhje, pasi iu kërkua të raportojnë ndaras.

Pas kthimit, kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha po mungon, ndërsa vendin e tij e ka zënë deputeti i Lëvisjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Sveçla dhe Mehmeti u çuan nga karriget për ta lëshuar mbledhjen, ndërkohë nisën disa replika dhe ngritje zëri në Komision.

Kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha tha se i kishte ftuar të raportonin ndaras, ndërsa deputeti i PDK-së, Elmi Reçica fillimisht nisi replikat me Sveçlën.

Sveçla dhe Mehmeti do të raportojnë lidhur me veprimet policore në veri të Kosovës si dhe çështje tjera relevante të sigurisë dhe mbrojtjes.