Fundviti

Surpriza për festat e fundvitit: Ushtarët bashkohen me familjarët e tyre, pas disa muajsh (Foto/Video)

Një nga episodet e një emisioni televiziv doli të ketë shfaqur emocione, pasi ushtarët që kishin kaluar disa muaj larg fëmijëve të tyre, u bashkuan me ta vetëm për Krishtlindje.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për tri familje të cilave u ishte premtuar se do të takoheshin me Babagjyshin, duke mos ditur se baballarët e tyre do të shfaqen papritur.

Në një nga pamjet thuhet se shihen fëmijët e një oficeri të cilët të prekur bërtitën “babi” dhe vrapuan tek ai për një përqafim.

Ndërsa Daniel Parkes, i cili është vendosur në Irak që nga korriku, pati shansin për të parë vajzën e tij për herë të parë duke ecur.

Gjithashtu, një i tretë, i cili ka qenë larg me Forcën Ajrore Mbretërore për katër muaj, mori një mirëseardhje të ngrohtë nga fëmijët e tij dhe i dhanë atij një përqafim të madh.