Supremja miraton udhëzuesin për gjoba

Gjykata Supreme e Kosovës sot ka miratuar udhëzuesin specifik për llogaritjen e gjobës në rastet e veprave penale dhe një mendim juridik për pasurinë e konfiskuar, i cili ka për qëllim unifikimin e praktikës gjyqësore me rastin e vendosjes lidhur me konfiskimin e pasurisë së paligjshme sipas Kodit të Procedurës Penale.

Në seancë kanë marrë pjesë kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe ata nga Dhoma e Posaçme e kësaj gjykate, si dhe përfaqësues nga Ambasada amerikane, Corey Smith dhe Benina Kusari, të cilët njëherësh janë mbështetësit kryesorë të realizimit të planit të punës së gjykatës.