Super bashkëpunimi mes Getoar Selimit, “Shaolinav” dhe Onatit vjen nesër

Një super bashkëpunim do t’i shtohet rep skenës kosovare.

Getoar Selimi ka bashkuar forcat me Dj Blunt dhe Real 1, ndërsa pjesë e projektit do të jetë edhe anëtari tjetër i “Baba Records”, Onati.

Projekti tashmë është finalizuar dhe sipas paralajmërimit të Ghetto Geasyt në rrjetet sociale, ai do të publikohet nesër me datë 25 tetor rreth orës 15:00.

Kënga vjen pas një sezone shumë të suksesshme të artistëve në verë me hite e koncerte të panumërta.

Duke ditur suksesin e reperëve që janë bërë bashkë prurjet për këtë këngë janë shumë të mëdha nga ana e publikut.

Kënga vjen edhe me videoklip, skena nga i cili janë zbuluar në rrjetet sociale.

loading…