kryeministri britanik

Sunak: Një raketë e lëshuar nga Gaza për në Izrael shkaktoi shpërthimin në spital

Shpërthimi në një spital në qytetin e Gazës ka shumë të gjasa të jetë shkaktuar nga një raketë e lëshuar brenda Gazës dhe jo nga një raketë e lëshuar nga Izraeli, tha të hënën kryeministri britanik, Rishi Sunak.

“Qeveria britanike gjykon se shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë, ose një pjesë e një rakete, e cila është lëshuar brenda Gazës në drejtim të Izraelit”, tha Sunak në parlament.

Zyrtarët palestinezë thanë se 471 njerëz u vranë në shpërthimin në spitalin Al-Ahli al-Arabi të martën. Ministria e Shëndetësisë e Gazës fajësoi një sulm ajror izraelit, ndërsa Izraeli tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga një lëshim i dështuar i raketës nga militantët.

Gjetjet e Britanisë janë në përputhje me përfundimin e arritur nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Kanadaja, shkruan Reuters.