PRIZREN

Rrahje mes vëllezërve në Prizren, njëri mbetet pa vetëdije, konfiskohet një AK-47

Policia në Prizren raportoi për një rast ku një i dyshuar ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes.

Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek.

Policia nuk jep më shumë detaje se si ka ardhur deri tek dhuna.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.