Policia
Sulmohet polici në Prishtinë
Një zyrtar i Policisë së Kosovës është sulmuar nga një person i dyshuar, mashkull.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rexhep Luci, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Rexhep Luci, Prishtinë 12.10.2018 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.