Sulmohet një infermiere në QKUK

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, dënon sulmin ndaj infermieres, që ndodhi të premten në Repartin Infektiv.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj infermierës me inicialiet H.I, sulm i cili ndodhi të premten në Repartin Infektiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, përfaqësues të sindikatës u bëjnë thirrje organeve të sigurisë, që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësi të dal para drejtësisë.

“Me dt 08.01.2021 në Klinikën Infektive në QKUK ka ndodhë një sulm ndaj infermieres H.I. të kësaj Klinike. Sindikata e Infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj infermieres. Sindikata e Infermierëve ju bën thirrje organeve kompetente që sa më shpejt të merren me rastin dhe kryerësi të dal para drejtësisë. Ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe QKUK-në, që infermierëve të ju ofroj siguri në vendin e punës, në mënyrë që rastet e tilla të mos ndodhin më kurrë”, thuhet në reagiminn e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, në Facebook.