Sulmi me armë në një qendër tregtare në Suedi, arrestohet një 15-vjeçar

Policia zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në qendrën tregtare në Suedi, ku dy persona u plagosën nga të shtënat në Emporia në qytetin jugor të Malmo, ndërsa një 15-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar.

Të plagosurit, të cilët dyshohet se janë një burrë dhe një grua, u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

“Rreziku i menjëhershëm për qytetarët ka kaluar”, njoftoi policia.

Policia ndodhet në vendngjarje duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe duke analizuar materialet nga kamerat e vëzhgimit.

Më herët, policia tha se kishte rrethuar zonën dhe i kërkoi qytetarëve që të shmangin qendrën tregtare.

Një dëshmitar tha se ai dhe shitësit e tjerë ishin fshehur në një magazinë.