Gaza

Sulmi izraelit në kampin e refugjatëve vret të paktën 11 palestinezë, përfshirë stafin mjekësor

Të paktën 11 persona janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një kamp refugjatësh pranë një materniteti në Rafah, tha të shtunën Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.

Sulmi goditi zonën ku Gazanët e zhvendosur ishin strehuar në tenda jashtë portave të maternitetit të Emirateve në Tal Al-Sultan në Rafah, qyteti më jugor i Gazës.

Ministria tha se rreth 50 persona, përfshirë fëmijë u plagosën, raporton CNN.

Një paramedik që punon në spital i quajtur Abdel Fattah Abu Marhi dhe një infermiere janë në mesin e të vdekurve, sipas ministrisë.

BONUS VIDEO| Marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila: Jemi në koordinim me opozitën për votim