Sulm kibernetik ndaj aktorit Fatmir Spahiu: I vidhet llogaria e Facebook’ut nga një haker i Vietnamit

Aktorit të njohur kosovar, Fatmir Spahiu, i është hakuar profili personal i Facebook’ut. Sulmi kibernetik dyshohet se ka ardhur nga një person i Republikës së Vietnamit.

Ditë më parë, aktorit Fatmir Spahiu, i është rrëmbyer llogaria e Facebook’ut nga një person i cili vije nga Vietnami.

Për këtë problem ka shkruar gazetari Berat Buzhala, i cili i ka shkruar edhe një letër të hapur Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

”Për shkak të përkeqësimit të situatës në 24 orët e fundit u detyrova qe me ketë letër t’i drejtohem instancave me të larta të Republikës se Kosovës. Dite me parë një qytetar i papërgjegjshme i Republikës se Vietnamit, emri i njohur për redaksinë, ne mënyre kriminale ja ka rrëmbyer llogarinë ne FB’ut, mikut tonë, ikonës se rrjeteve sociale, ma te madhit ne vend, Bufmir Fatmir Spahiu, i njohur si Bufi”, ka shkruar Buzhala në Facebook.

Tutje ai ka thënë se ky sulm është një sulm direkt mbi integritetin e Republikës tonë dhe është edhe më i keq kur vije nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Buzhala ka thënë se Fatmir Spahiu i njohur me nofkën Bufi është një djalë i urtë dhe nuk provokon askënd.

Më poshtë keni profilin e Fatmir Spahiu, ku shihet se i është ndryshuar emri dhe fotografitë e profilit, derisa disa fotografi të tij qëndrojnë ende në atë profil.